Durrës, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit

Durrës- Makina e Ujësjellësit të Durrësit me të cilën një prej përgjegjësve të këtij institucioni kishte shkuar për të kryer lëvizjen e çelësit kryesor që bën furnizimin me ujë të qytetit.Ka qenë ora 00:10 minuta e 25 prillit kur persona ende të panjohur kanë qëlluar në drejtim të makinës e cila ishte në përdorim nga përgjegësi i linjës 700 mm.Ngjarja ka ndodhur pak pasi përgjegjësi, i identifikuar me inicialet B.GJ ka kryer manovrimin për furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit.Makina është qëlluar në momentin kur kjo ka qenë e parkuar dhe ai ishte larguar për të kryer detyrën.Sipas policisë në makinë janë numëruar 10 shenja pulmbash. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.