Indonezi, pasagjeri tenton të rrëmbejë avionin

Bali- Një pasagjer është arrestuar në Indonezi, pasi është përpjekur për të marrë peng një avion që u ul në aeroportin e Balit.Sipas raportimeve të zyrtarëve indoneziane, avioni "Virgin Boeing 737" kishte nisur fluturimin nga Brisbane në Australi."BBC" shkruan se, policia indoneziane njoftoi për një nga pasagjerët, tentoi të hynte në kabinën e pilotit për të rrëmbyer avionin.Bëhet me dije se personi i cili tentoi të rrëmbente avionin, u ndalua dhe arrestua nga forcat e policisë.Një zëdhënës i forcës ajrore indoneziane tha për BBC se trupat e policisë kishin hipur në avion pas uljes në aeroportin e Balit dhe kishin arrestuar pesonin që tentoi të rrëmbente avionin.Por një zyrtar i linjës "Virgin" tha për televizionet indoneziane se pasagjeri ishte i dehur, dhe nuk se avioni nuk ishte rrëmbyer.