Jeffrey: SHBA të dërgojë trupa në Ukrainë

Në kohën kur Rusia po bëhet gati për luftë, në rajonet rusisht-folëse në lindje të Ukrainës, ish-diplomati amerikan në Irak, James Jeffrey, i bën thirrje administratës Obama të dërgojë trupa amerikane atje, duke qenë se tashmë Rusia i ka dislokuar të 40 mijë trupat e saja në kufi.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-ambasadori Jeffrey, i cili ka shërbyer si diplomat i SHBA-se në Shqipëri, edhe nga viti 2002 deri në vitin 2004, thotë se dërgimi i trupave ushtarake në zonat e acaruara, do të ishte një mesazh i qartë për Presidentin rus, Vladimir Putin që të tërheqë mbrapsht synimet e tij për aneksime të metejshme të territoreve ukrainase.Sipas tij,”oreksi i Rusisë do të shtohet më tej me kontrollin e pjesëve të vogla të vendeve të ndryshme, pjesë të Gjeorgjisë, Krimenë, Ukrainën lindore, dhe së shpejti do të fillojë trysnia ndaj Transdniestrias e më pas vështrimin do ta kthejë nga Ballkani, ku ka lidhje historike, etnike dhe fetare. Kjo ka për të ndodhur, nëse nuk ndalet tani”-ka thënë Jeffrey.Ndërsa përfshirjen e Gjermanisë në ndalimin e Presidentit Putin për aneksime të mëtejshme e sheh të lidhur ngushtë me interesat ekonomike që Gjermania ka me gazin rus. Për zyrtarin amerikan është me vend që Gjermania, si një ndër shtetet më vendimarrjen më të rëndësishme në Bashkimin Europian të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në sajë të këtij bashkëpunimi atëherë ajo do të marrë vendimin e duhur.Me rëndësi për Ukrainën, thekson ish-diplomati amerikan, është mbajtja e zgjedhjeve në muajin maj.“Nëse arrihen të mbahen zgjedhjet e reja, atëherë ne do të kemi më shumë legjitimitet, për t'iu kundërvënë kërcënimeve dhe akuzave të presidentit Putin”.