SHBA sanksione Rusisë: Nuk respektohet marrëveshja me Ukrainën

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka paralajmëruar Rusinë për sankionet e reja ekonomike që do ndërmerren ndaj saj. Kërcënimi i Obamës erdhi pasi ai e akuzoi Moskën për mos arrijen e marrëveshjes e arritur javën e kaluar në Gjenevë, për të lehtësuar tensionet në Ukrainë Lindore. Trupat amerikane kanë arritur në Poloni për të siguruar anëtarët e NATO-së së Evropës Lindore.  Ai tha se Rusia nuk po e respekton marrëveshjen e Gjenevës për zbutjen e krizës në Ukrainë dhe se nuk ka shpresa që rusët ta zbatojnë marrëveshjen.Ai theksoi se sanksionet e reja nuk mund të ndryshojnë llogaritjet gjeopolitike të presidentit rus, Vladimir Putin." Të paktën deri tani, kemi parë se ata nuk po veprojnë në përputhje me frymën apo gërmën e marrëveshjes së Gjenevës. Ne vazhdojmë të shohim njerëz dashakeqë dhe të armatosur që uzurpojnë ndërtesa dhe provokojnë ata që nuk binden, duke destabilizuar rajonin; nuk kemi parë që Rusia të marrë masa për ta shkurajuar këtë. Ka disa gjëra që Shtetet e Bashkuara mund të bënin vetë, por në fund të fundit ajo do të duhet të jetë një përpjekje e përbashkët, një përpjekje kolektive," tha Obama gjatë një konference shtypi me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.A Ukrainian security force officer is deployed at a checkpoint set on fire and left by pro-Russian separatists near SlavianskGjatë deklaratës së tij ai nënvizoi vështirësitë që po hasin në hartimin e një përgjigje për lëvizjet agresive të Rusisë në kufirin lindor të Ukrainës, dhe rritjen e trazirave në vend të drejtuara nga kryengritësit pro - rus. Ai nuk vuri një afat kohor se kur do të mund të aplikohen sanksionet, duke thënë vetëm se ishte një çështje ditësh, jo javësh .Sipas një marrëveshjejes , Rusia kishte rënë dakord për të marrë hapa për qetësimin e tensioneve dhe kthimin në shtëpi të personave të armatosur të cilët kishin rrethuar disa ndërtesa publike. Persona të armatosur pro-rusë po kërkojnë të drejtën për të mbajtur referendume mbi shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë. Një referendum muajin e kaluar në Krime çoi në aneksimin e gadishullit ukrainas nga Rusia.