Sarandë, protestë për largimet nga puna

Sarandë - Të larguarit nga puna ishin objekt i protestës së organizuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Sarandës, nga Shoqata për Mbrojtjen e të Larguarve nga Administrata.“Nuk kam tesër por diplomë”, “Respektoni gjykatën Kushtetuese”, “Më kthe në punë”, kanë qënë disa nga parrullat që mbanin në duar pjesëmarrësit në protestë.protesta 2Nertila Qafëzezi, kryetare e Shoqatës për Mbrojtjen e të Larguarve nga Administrata është shprehur se “do të arrijmë ta thyejmë heshtjen e atij kryeministri që po kryen masakrën e punonjësve në administratë. Ne për këtë do të protestojmë edhe para kryeministrisë, ndërsa do të vazhdojmë ditë për ditë të bëjmë denoncime për largimet nga puna të cilat janë të paligjshme.”