Reagon Argita Berisha: Asnar, shpifës i paguar nga Edi Rama

Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e biznesmenit Zafar Ansar për Top Channel. Përmes një komunikate për mediat ajo akuzon kryeministrin Edi Rama se ripërtypi gënjeshtrat e artikuluara nga shpifësit e tij të paguar.Sipas vajzës së ish-kryeministrit “kjo është historia e një biznesmeni që kërkon të marrë nga Rama, sot kryeministër, të drejtën për të bërë biznes me Ramën dhe që si biletë hyrëse ofron një intervistë politike”.Biznesmenit në fjalë - thotë Argita Berisha Malltezi - i është kërkuar të paguajë për punën ligjore me tarifa për orë pune, ose me shumë totale në mbarim të projektit, sipas preferencës së tij dhe kjo jo nga unë, por nga një firmë tjetër ligjore.Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama, se ndryshe nga aktiviteti i saj privat që ka qenë nën sitën e ILDKP-së, Tatimeve dhe mediave dhe per të cilin ka dhënë llogari publikisht në shumë raste, Rama nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë për veten e tij.Reagimi i plotë për mediat:Ne nje kronike te transmetuar nga TCH Edi Rama ripertypi genjeshtrat e artikuluara nga shpifesit e tij te paguar. Historia e nje biznesmeni qe kerkon te marre nga Rama, sot kryeminister, te drejten per te bere biznes me Ramen dhe qe si bilete hyrese ofron nje interviste politike ne kanalet e preferuara te Rames. Biznesmenit ne fjale I eshte kerkuar te paguaje per punen ligjore, me tarifa per ore pune ose me shume totale ne mbarim te projektit, sipas preferences se tij, dhe kjo jo nga une, por nga nje firme tjeter ligjore.Dhoma E Avokateve u shpreh per rastin ne fjale se kjo eshte praktike ligjore tarifimi per avokatet. Te vetmen fature qe I kam cuar personit ne fjale ka qene ajo per punen e kryer nga grup ekspertesh te fushave te ndryshme (rreth 8000 euro), te cilen ai iku pa e paguar. Biznesmeni ne fjale, sipas deklaratave te nje ministri te kohes, u largua pasi nuk iu pranua cmimi marramendes qe propozoi per energjine qe donte te hidhte ne treg.Aktiviteti im privat ka qene nen siten e ILDKP, tatimeve dhe mediave dhe per te kam dhene llogari publikisht ne shume raste, gje qe Edi Rama nuk e ka bere kurre per veten e tij. Sot burracaku Rama eshte kryeminister dhe ka te gjithe mjetet per t’I provuar ne rruge ligjore akuzat qe ka ngritur vete ndaj meje, me gojen e shpifesave te paguar, ndaj shfaqje te tilla mediatike vetem sa tregojne sesa bosh eshte Rama dhe akuzat e tij. Une jam ne gjendje te provoj te gjithe te ardhurat e mia, nga dita e pare e punes, me ane te deklarimeve bankare e atyre tatimore dhe kontrata te ligjshme; gje te cilen nuk e thote dot Edi Rama per pasurite e tij.Ai sot nderton nje pallat me bazament rreth 1000m2 e 8m te larte, kur ka deklaruar vetem 3000 euro pasuri. Kur kryetarja e ILDKP Zana Xhuka filloi hetimin e pasurise se tij, ai e shkarkoi ate me forcen e kartonit dhe zaptoi institucionin, ne menyre qe ligji dhe Maliqi ta ledhatojne Z.Rama dhe asnje hetim te mos behet kurre mbi te ardhurat e tij te paligjshme dhe pasurite e pajustifikuara.Deklaratat e tymshme te pasurise se Lindita Bashes, nuk mund t’I fshehin Edi Rames as shperdorimin e pushtetit per interesa personale, as 100 milioneshet qe e shoqja jep e merr si prestigjatore cirku, as perfitimet disa milione euro te ndertimit te sarajeve te Surrelit dhe pallatit ne paje ne Tirane, gjoja te ndertuar nga dy pensioniste, dhe as problemet e imazhit qe cifti rama I ka trasheguar me bollek nga jeta e meparshme e qe sot perpiqen t’I kallajisin here me udhetime te sponsorizuara jashte vendit ne qendra diskrete e te specializuara, here me dhunen e pushtetit e here me deklarata te blera me favore kontratash shteterore.