Tiranë, do ikte nga mësimi, gjimnazistja hidhet nga kati i tretë i shkollës "Aleks Buda"

Tiranë- Ka dashur medoemos të largohej nga mësimi. Mosmarrja leje nga stafi pedagogjik i gjimnazit “Aleks Budi” në Tiranë, e ka detyruar të gjejë një zgjidhje tjetër, duke u hedhur nga dritarja e klasës së saj,e cila ndodhet në katin e tretë të godinës.Ka qënë përfundimi i orës së katërt të mësimit, kur nxënësja e vitit të tretë me inicialet D.E, ka kërkuar të largohet nga ambientet shkollore.Kërkesa e saj nuk është pranuar dhe 17-vjeçarja për të çuar në vend dëshirën e saj ka ndjekur shembullin e disa shokëve të klasës duke u hedhur nga dritarja për të rënë në taracën e katit të dytë.Fatmirësisht dëmtimet nuk kanë qënë serioze për jetën e saj.Pse s'e lashë të ikteNdërsa nëndrejtori i shkollës, Rrok Pjetri, shpjegoi arsyen pse e ktheu në klasë 17-vjeçaren.“Unë e kam zënë këtu duke dalë nga mësimi, i kam thënë ke marrë leje dhe më tha se i kam marrë leje mësuesit të lëndës. Dhe mësuesja e lëndës kur e verifikova nuk i kishte marrë leje fare dhe roja nuk lejon nxënësit të dalin jashtë gjatë orarit të mësimit pa konfirmimin e mësuesit kujdestar” u shpreh ai.Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur në shkollën "Aleks Budi" edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila zhvilloi një mbledhje me stafin e shkollës.“Në fakt vajza vjen nga një familje e divorcuar. Jeton vetëm me vëllain e saj, i cili duhet të punojë që të mbajë veten dhe Dylberen. Babai nuk jeton në Shqipëri, është jashtë Shqipërisë dhe nëna në një qytet të Shqipërisë. Ajo ka krijuar sipas mësuesve familjen e saj të re dhe sigurisht këto problematika sociale reflektojnë edhe në shoqëri, në shkollë, në jetën e Dylberes” u shpreh Ministrja.Ndërkohë që vajza ndodhet në spitalin e traumës jashtë rrezikut për jetën,me demtime të lehta.