I bie kryqi përsipër, vdes 21-vjeçari
Një i ri në Brescia të Italisë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga rënia e kryqit të ngritur në nder të Papa Gjon Palit II. Marco Gusmini, mbeti i pajetë në vendin e aksidentit, ndërsa raportohet dhe për një të plagosur.Ky nuk është rasti i parë kur një kryq shkakton vdekje në Itali. Në vitin 2004 një e moshuar u godit për vdekje nga një kryq në Sant'Onofrio. I riu 21 vjecar, ishte ulur pranë vendit ku ishte vendosur kryqi. Struktura e lartë 30 metra u rrëzua pak ditë përpara se Papa Gjon Pali të shpallet shenjt në një ceremoni që do organizohet të dielën.Kryqi ishte ngritur për të përkujtuar vizitën e Papës në këtë zonë në vitin 1998 dhe peshonte 600 kilogramë. Të dielën do shpallet shenjt edhe Papa Gjoni XXIII. Kryqi është vepër e realizuar nga artisti Enrico Job. Ndërsa ditën e dielë, me rastin e shenjtërimit të dyfishtë, Papa Francesko, do të kujtojë gjatë meshës edhe të riun 21 vjeçar.