Trafiku i drogës, PS-LSI po komisionit hetimor, opozita s'e voton

Tirane- Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 73 vota pro, ngritjen e komisionit hetimor për akuzat e përdorimit të infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës.Opozita nuk e votoi pasi nuk iu morën parasysh amendamentet e saj për zgjerimin e objektit të hetimit por tha se do të merrte pjesë.Kuvendi i nisur prej orës 11:00 të paradites së sotme vazhdoi deri në mesnatë ku u hodhën në votim dhe pr/ligjet në rendin e ditës.Projektvendim “Për krijimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për hetimin “Mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari kriminale – transportin e lëndëve narkotike” u miratua me 73 vota pro, asnjë kundë asnjë abstenim. Ndërsa në Kuvend ishin të pranishëm 92 deputetë.votimi(Në foto votimi)Në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme debatet e ndezura të ditës vijuan për ngritjen e komisionit hetimor për përdorimin e ushtrisë në trafikun e drogës.Ndërsa në mesnatë u hodh në votim pr/vendimi i propozuar nga PS dhe LSI për ngritjen e këtij komisioni.Para votimit kryetari i grupit PD-së Edi Paloka tha se opozita nuk do ta votonte këtë komision pasi nuk ishin përfshirë 3 pikat e kërkuara nga opozita për zgjerimin e objektit të hetimit.“Nuk do ta votojmë këtë komision por do të marrim pjesë në rë” tha PalokaANËTARËT E KOMISONIT HETIMORMAZHORANCAErmonela FelajArben CcukopPirro LutajXhemal QefaliaSilva CakaOPOZITAOerd BylykbashiGent StrazimiriAlbana ZeneliVoltana AdemiDebatet para votimitNdërsa gjatë diskutimit për këtë pikë nga foltorja e Kuvendit ish kryeministri Berisha akuzoi qeverinë se është ajo që po bën trafikun drogës dhe jo ushtria.Nga ana e tij kreu i grupit PD-së, Edi Paloka propozoi ndryshimet për ngritjen e komisionin hetimor për këtë çështje."Duam të verifikohen faktet dhe rrethanat e rritjes së trafikut të drogës.”tha PalokaKomisioni për reformën territoriale tani mazhoranca ka një anëtar më shumëKuvendi me votat e mazhorancës votoi edhe pr/vendimin për shtimin e përbërjes së Komisionit të reformës territoriale. Anëtarja më e re e këtij komisioni do të jetë Blerina Gjylameti.Projektvendim “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 1/2014 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 74 vota pro dhe 14 kundër.PËRBËRJA E RE E TERRITORIALESMAZHORANCA -9 ANËTARE7 PS2 LSIOPOZITA-8 ANËTARË6 PD1 PR1PDIUSeanca e ndezur me debate u mbyll në orën 00:20 minuta të 25 prillit.