Vriten 3 amerikanë, sulm në spitalin e Kabulit

Tre amerikanë janë qëlluar sot për vdekje nga një polic në një spital në kryeqytetin afgan, Kabul . Lajmi është konfrimuar nga zyrtarët amerikanë. Zëdhëndësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, dekalroi se viktimat janë staf mjekësor i spitalit. Ishte e paqartë nëse polici kishte vdekur apo është burgosur. Sulmi ndodhi sot në një spital në pjesën perëndimore të Kabulit, i cili drejtohet nga një organizatë bamirësie amerikane e krishtere.Ambasada e SHBA-së në Kabul deklaroi :“Me pikëllim të madh kemi konfirmuar se tre amerikanë u vranë në sulmin në Spitalin e Kabulit ".Asnjë informacion tjetër nuk është lëshuar për momentin, thuhej në deklaratë. Sipas policisë vendase një polic ka hapur zjarr ndaj një grupi prej pesë ose gjashtë personash të huaj që po hynin në spital. Ministria e Brendshme afgane tha se tre persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe dy gra, ndërsa pjesa tjetër janë plagosur dhe po mjekohen në qëndrat shëndetësore vendase.Ka disa informacione se polici pas sulmit ka qëlluar veten, lajm ky i pakonfirmuar nga autoritetet. Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, sulmuesi është plagosur dhe ndodhet në paraburgim. Qëndra Spitalore Bamirësisë është hapur shtatë vjet më parë në Kabul, duke ofruar kujdes shëndetësor për gratë dhe fëmijet. Spitali ka 100 shtretër, me një staf prej 27 mjekësh  dhe 64 infermierësh. Korrespondentët e BBC-së në Kabul thonë se ky është sulmi i dytë gjatë këtij viti, mbi objektet e krishtera në qytet.Më shumë se shtatë milionë afganë votuan në zgjedhje më herët këtë muaj, duke sfiduar kërcënimet e talebanëve. Zgjedhjet shënojne transferimin e parë të pushtetit demokratik të vendit. Balotazhi  do të zhvillohet në fund të majit, nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën.Afganistani pësoi një valë sulmesh vdekjeprurëse në prag të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 5 prill, duke përfshirë një bombë në një restorant në muajin janar dhe një tjetër në një hotel në muajin mars.