Plagoset në aksident Drejtori i Policisë së Qarkut Lezhë

Fushë Krujë- Drejtori i Policisë së qarkut të Lezhës, Niko Brahimi është plagosur në një aksident automobilistik në aksin Fushë Krujë - Mamurras.Nga të dhënat e para mësohet se makina me të cilën udhëtonte drejtori i Policisë së qarkut të Lezhës, Niko Brahimi është përplasur me një motor rreth orës 14:30 minuta.Në aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i Policisë Lezhë, Brahimi dhe drejtuesi i motorit, informon gazetari ynë në Fushë Krujë.