SHBA: Rusia të veprojë në Ukrainë, jo më fjalë
Zv/presidenti i SHBA, Joe Biden, ka deklaruar se Rusia duhet të ndalojë së foluri dhe të fillojë së vepruari në zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e përkohshëm, Arseniy Yatsenyuk në Kiev, Biden paralajmëroi Rusinë se provokimet e saj të mëtejshme do të çojnë thjesht në izolimin e federatës ruse. Ai i kërkoi Moskës të ndalojë mbështetjen e militantëve pro-rusë në Ukrainën Lindore.Më herët, në fjalimin e mbajtur para deputetëve ukrainas, Biden tha se SHBA mbështesin fuqishëm udhëheqësit e rinj të Ukrainës dhe janë kundër kërcënimeve poshtëruese të Rusisë. Zv/presidenti amerikan deklaroi se Ukraina po përballet me probleme të shumta, të cilat vijnë edhe si pasojë e krizës në vend, duke theksuar nevojën e menjëhershme në luftën kundër korrupsionit. Ai u kërkoi autoriteteve të reja në Kivë të nisin të luftojnë atë që ai e quajti një epidemi në sistemin tuaj. Ai u tha deputetëve të parlamentit: " Mundësia për të gjeneruar një Ukrainë të bashkuar, duhet të mbështetet fillimisht nga ju." Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një shtesë prej 50 milion dollarësh për të ndihmuar qeverinë e Ukrainës me reformat politike dhe ekonomike.Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama ka dërguar Zv/presidentitn Biden në një vizitë dyditore në Kiev, për të dërguar një sinjal se SHBA mbështet fuqishëm qeverinë e re të Ukrainës dhe reformat e saja pro-perëndimore.Ndërsa të hënën Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi autoritetet në Kiev se kanë shkelur marrëveshjen e javës së kaluar në Gjenevë. Në një bisedë telefonike mes sekretarit amerikan të shtetit John Kerry dhe homologut rus Lavrorv, palët kanë fajësuar njëra-tjetrën mbi krizën. Sipas deklaratës së Shtepisë së Bardhë, Kerry i ka kërkuar Rusisë të zbatojë marrëveshjen, në të cilën kërkohet lirimi i godinave qeveritare nga separatistet proruse, në lindje të Ukrainës.Në marrëveshjen e 17 prill në Gjenevë, mes Rusis, Ukrainës, BE dhe SHBA u ra dakord ndalimi i menjëhershëm i dhunës, çarmatosja e grupeve separatiste dhe lirimi i ndërtesave. Por pavarësisht kësaj, militantët vijojnë të mbajnë nën kontrroll godinat qeveritare në nëntë qytete në lindje të Ukrauinës. Ndërkohë zgjedhjet më 25 maj, shihen si një hap vendimtar në drejtimin e Ukrainës nga kriza më e thellë politike e vendit, që nga pavarësia e saj në vitin 1991 .