Shkëmben puthje në skenë
Madonna prej muajsh ka nisur turneun e saj botëtorë, "MDNA" i cili është përfshirë me skandale të shumta. Më i shpeshti ka qenë paraqitja e Madonna-s pothuajse e zhveshur, ose zhveshja e saj në skëne e të tilla. Së fundmi, në një koncert, këngëtarja është vonuar më shumë se dy orë për të dalë në skenë. Fansat u revoltuan pasi nuk kishin durim ta prisnin këngëtaren e tyre të preferuar.Me tu ngjitur në skenë, ajo vendosi ta shfajësonte vetën duke u dhuruar atyre një spektakël, që do t'i bënte ata të harronin pritjen. Ajo u tregua jashtëzakonisht shumë sensuale me balerinët e saj.Madonna puthi të dashurin e saj shumë më të ri se vetja gjatë koncertit në Brazil.Këngëtarja 54-vjeçare po performonte në Porto Alegre, kur nisi të bënte me të dashurin e saj 24-vjeçar atë që duhet ta bëjë në vende jopublike.Brahimi, i cili është një nga anëtarët e trupës së baletit të divës së muzikës, ka dy vite që është i lidhur me Madonna.Puthja e saj e ekzagjeruar është një nga "bëmat" e fundit të këngëtares, e cila gjatë turit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfaqi për publikun pjesë të ndryshme të trupit.