Miranda Kerr, është njëra nga modelet më seksi që ka, "Victoria Secret"
E bukur dhe tërheqëse, pa dyshim që ofertat për të nuk kanë fund.Së fundmi, është bërë e ditur se ajo do të jetë fytyra e re e markës së njohur, "Mango" duke i'a zënë vendin modeles, Kate Moss e cila kishte qenë fytyrë prezantuese e kësaj marke.Të martën, 29 vjeçarja ka qenë në Madrid të Spanjës ku zyrtarisht, u bë e ditur se ajo do të jetë pjesë e kësaj marke.Bukuroshja kishte veshur një palë xhinse ta bardha me një bluzë të bardhë, kombinuar me xhaketë ngjyrë pane. Duke pozuar në skenë, Miranda dukej më seksi dhe më e bukur së kurrë më parë."Mango është marka e rrobeve të cilën unë e dua. Ju gjithmonë gjeni zgjidhje për çfardo rasti", ka thënë ajo pas lajmit se do jetë fytyrë e markës së dëshmuar në treg.Modelja, para disa muajsh, lindi fëmijën e parë ndërkohë, iu desh shumë pak kohë që t'i kthej format trupore si më parë duke i'u kthyer edhe agjendës së ngjeshur në botën e modelingut.