Legalizimet, mbivendosja e pronave problem në Elbasan
Elbasani ashtu si gjithë Shqipëria ka vuajtur vonesën e proçesit të legalizimeve.Ndërsa dhënia e titujve të pronësisë ka nisur edhe në zonën e Krastës ku pak kohë më parë disa banesa edhe pse ishin në proces legalizimi u shembën, një projekt i ri u Zyrës së Regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe ALUIZNI duket se do ti thjeshtojë më shumë orvatjet e qytetarëve.Fjala është për përfundimin e futjes në sistem, apo i njohur si azhorni, ku disa zona mund te pajisen me çertifikata pronësie siç janë komuna Tregan, Shen Patar, Petresh, si edhe 4 fshatra në aksin Elbasan- Tiranë.Altin Ago, drejtor i ZRVPP-së tha se ka dhe nje mbivendosje të pronës dhe afati prej 45 ditesh e lejon qytetarin që të korrigjojë gabimet në matjen e banesës së tij.Por sipas Agos me zhvendosjen e zyrave të këtij institucioni ka akoma më shumë lehtësira, pasi ambientet janë më të medha, çka do të ketë edhe një regjistër elektronik që do të mundësojë numrin rendor të tërhequr nga qytetari e për ta pritur atë më pas. Projekti synon ti japë fund dyndjeve dhe vonesave të qytetarëve.