Kryekomunari i Lukovës, Kumi: Reforma administrative, pengesë në vjeljen e të ardhurave
Komuna e Lukovës, një komunë me shtrirje nga fshati Nivicë duke përfshirë edhe Borshin, vit pas viti ka pasur arritje pozitive përsa i përket vjeljes së të ardhurave. Ndërsa nuk ka pasur vonesa me dhënien e ndihmës ekonomike, dhënien e pagave punonjësve, ka pasur mundësi edhe për të kryer edhe investime të ndryshme në gjithë fshatrat që përfshin Komuna.Ky vit ndryshon nga vitet e kaluara, sivjet nuk arrijnë t’i vjelin dot të ardhurat dhe shkaktar për këtë kryekomunari, Vladimir Kumi, bën reformën administrative. Vihet re se ka një farë anashkalimi të bizneseve dhe të gjithë tatimpaguesve që operojnë në Komunë nga detyrimet fiskale.
(Në foto: kreu i komunës Lukovë, Vladimir Kumi)Ata ecin me mendësinë se me ndarjen e re administrative ndoshta nuk do të ekzistojë komuna e Lukovës dhe për rrjedhojë shpëtojnë nga detyrimet.Në Komunën e Lukovës operojnë 60 biznese të përhershme, ndërsa në sezonin turistik numri i tyre arrin në 150 të tillë. Gjithashtu edhe numri i pushuesve që proferojnë këtë zonë për të pushuar në periudhën e pikut, në muajin gusht, shkon në 50 mijë pushues në ditë.