Shërbimi i ri i Facebook që tregon vendndodhjen e miqëve
Përdoruesit e rrjetit social Facebook në SHBA së shpejti do të jenë në gjëndje të shohin se kush nga miqtë ndodhet afër tyre nëpërmjet një shërbimi të ri që kompania nxorri të enjten. Shërbimi “Miqtë Afër” duhet të ndizet fillmisht nga përdoruesi, dhe ajo do të fillojë të përdorë sistemin GPS të smartphonit tuaj për të treguar miqtë tuaj të Facebook të cilët keni afër. Ajo nuk do të tregojë vendndodhjen tuaj të saktë por do të tregojë se ju ndodheni aty pranë, le të themi deri në gjysëm milje distancë.Nëse dëshironi, ju mund të shpërndani vendndodhjen tuaj më specifikisht për një mik të cilin doni të takoni. Miqtë tuaj do të mund të shohin se ku ju jeni vendosur në një park të veçantë, aeroport apo në bllok të qytetit.Vendodhja juaj do të shpërndahet vetëm për 1 orë, por ju mund edhe ta ndryshoni këtë. Ndryshe nga aplikacionet e tjera, ky shërbim i Facebook mund të lejojë të takoni vetëm njerëzit të cilët i keni miq në Facebook.