Sarandë, 26 kg kanabis drejt Korfuzit, 2 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2014, 11:12
Sarandë- Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë bërë e mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve për trafikim të narkotikëve.Në pranga kanë rënë Ervin Daka 25 vjeç, banues në Durrës dhe Fatjon Delilaj 25 vjeç, banues në Ksamil.Keta dy shtetas jane kapur nga shërbimet e policisë në det rreth orës 20:00, duke transportuar me një mjet te vogel lundrues nga Ksamili për në drejtim të Korfuzit sasinë prej 26 kg lëndë narkotike "kanabis sativa".Materialet proçedurale ju referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tiranë për veprën penale "trafikimi i narkotikëve".