Kremtohet festa e Pashkës në rrethe, të krishterët përkujtojnë ringjalljen e Krishtit/Video

Atmosfera e Pashkëve është ndier në të gjithë Shqipërinë. Thuajse në të gjithë qytetet kryesore ka patur aktitvitete dhe mesha për këtë festë të rëndësishme për besimtarët. Në mesnatë jane festuar Pashkët edhe në Korçë, një qytet me traditë të njohur fetare.Mijëra besimtarë ortodoksë në Korçë iu bashkuan në mesnatë ceremonisë së ringjalljes së Krishtit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.Riti fetar është drejtuar nga Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës dhe Voskopojës, Imzot Johan Pelushi dhe klerikë të tjerë të dhioqezës së Korçës.Besimtarët kishin mbushur sheshin në qendër të qytetit dhe me qirinj të ndezur ndër duar kanë pritur lajmin e madh të ngjalljes së Krishtit. Lajmi u deklarua nga Mitropoliti, hirësia e tij Imzot Johani.Njerëzit morën dritë nga drita e Perëndisë dhe u shpërndanë nëpër banesat e tyre, ndërsa kanë thyer edhe vezën e Pashkës me njëri- tjetrin dhe duke uruar Gezuar Pashkën, Ringjalljen e Krishtit.Ndërkaq sot u organizua mesha e ringjalljes së Krishtit dhe po zhvillohen vizita në Mitropolinë e Korçës nga deputetë të zonës si edhe perfaqësues të pushtetit lokal të Korçës.( Foto: Nga ceremonia e ringjalljes së Krishtit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Korçë)korce 6korce 2korce 3korce 4 korce 5 korce 6 korce korce1Lezhë, kremtohet ringjallja e Krishtit në katedralen e Shën NikollitMe qindra besimtare të krishterë në Lezhë i janë drejtuar në mesnatë katendrales së Shën Nikollit për të kremtuar ringjalljen e Krishtit, ose siç quhet ndryshe festa e Pashkëve.Besimtarët me qirinj në duar dhe vezë të kuqe, të cilat janë simboli kryesor i Pashkëve kanë uruar njeri-tjetrin, për më shumë lumturi në familjet e tyre.ceremonia lezheNë meshën e shenjtë, e cila është drejtuar nga arqipezhgvi i Lezhës, Otavio Vittale, është bërë thirrje për më shume paqe dhe dashuri mes njëri- tjetrit.Otavio ka theksuar se nuk duhet të kemi frikë, sepse në galilenë e jetës sonë, plot dritë gjendet Jezu Krishti i ringjallur.cerPas ceremonive fetare në Kishë, festa është zhvendosur në familje, ku dreka e së dielës është përmbyllja e Javës së Madhe, që sjell për të gjithë besimtarët e krishterë, mesazhin që jeta mbizotëron mbi vdekjen dhe shpresa mbizotëron mbi zhgënjimin.Gjatë gjithë ditës së sotme besimtarët zhvillojnë dhe vizita tek njëri-tjetri.ShkodërEdhe besimtarët e krishterë në Shkodër ndezën qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme. Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Shtjefnit” nga arqipeshkëvi i Shkoder – Pult, njëherësh edhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore.Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve, duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit. Imzot Massafra drejtoi lutje për më shumë paqe, dashuri e harmoni mes njerëzve dhe që festa e Pashkeve te jete simbol i bashkimit.Pas meshës besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall Aleluja.Simboli i festës së Pashkës janë vezet e lyera me ngjyrë të kuqe. Thyerja e tyre në ditën e festës simbolizon varrin nga i cili doli Jezus Krishti. Ndërsa ngjyra e kuqe është gjaku i tij që u derdh në kryq.GjirokastërNë Gjirokastër festimet janë përqendruar në kishat ortodokse në qytet si dhe në zonën minoritare të Dropullit. Kremtime kanë kryer edhe besimtarët katolikë në Gjirokastër edhe pse në një numër më të vogël krahasuar me besimtarët ortodoksë.gjirokaster 2 gjirokaster gjirokaster1 pashket gjirokasterKjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re.Fjala Pashkë, do te thotë kalim, dhe për hebrenjte është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jeten e Re të Amshuar.Pashket paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjerimit dhe e perkorimit, që zgjat 40 ditë, që njihen si Kreshme. Tashmë besimtarët festojnë me të afermit e tyre festën e Pashkëve, triumfin e jetës mbi vdekjen.Emigrantët kthehen në atdhe për Pashkët, fluks në KapshticëFesta e Pashkës e cila kremtohet këtë të dielë ka shtuar fluksin e emigranteve në pikat doganore, që lidhin vendin tonë me Greqinë.Sipas informacioneve, fluks emigrantësh të cilët kthehen në Shqipëri për të festuar me familjen janë regjistruar në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.Kështu gjatë 24 orëve të fundit në pikën doganore të Kapshticës kanë hyrë hyrë 2783 shtetas me 726 automjete, ndërsa kanë dalë dalë 2568 shtetas me 522 automjete.Sipas informacioneve më të fundit, në këtë pikë doganore nuk raportohet për radhë dhe puna po vijon normalisht.