Aplikacioni i cili kontrollon dritat dhe temperaturën nëpërmjet zërit
Shumica e njerëzve e përdorin aplikacionin Siri të iPhone për të gjetur destinacione të ndryshme në hartë. Por tani 4 studentë kanë menaxhuar një aplikacionin tjetër zëri të Apple duke e bërë atë një super asistent ndihmës. Ai bën të mundur të hapësh muzikë, të nxjerrësh foto, madje të ndezësh dritën dhe temperaturën e shtëpisë tuaj vetëm nëpërmjet zërit.Teknologjia e quajtur GoogolPlex, kombinon zërin me aplikacionet e palës së tretë duke i lejuar përdoruesit të marrë më shumë opsione nga iPhone, vetëm thjesht duke i folur atij. Ndërkohë teknologjia është në hapat e para dhe i lejon përdoruesit vetëm të hapi muzik, të nxjerr foto në Instagram dhe të kontrollojë dritat e shtëpisë.“Imagjinoje sikur të shkyçje makinën vetëm nëpërmjet zërit. Me GoogolPlex, kjo gjë është e mundur. Kur një perdorues thotë GoogolPlex fike dritën, program e dëgjon dhe e di se personi po kërkon diçka”- thotë njëri prej studentave.