Gjirokastër, kapen 15 kg marijuanë, u ble në Lazarat FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2014, 08:35
Policia e Gjirokastrës sekuestron lëndë narkotike, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesin e saj. Sasia e drogës e llojit marijuanë u kap gjatë operacionit policor të koduar 'Fundjava'. Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se lënda narkotike u kap dhe u sekuestrua në mjetin tip 'Peugeot' me targa AA 650 GY, i cili po udhëtonte në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit në të cilin u gjet droga, shtetasin Bardhyl Ivziku, 45 vjeç nga Shkodra, ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat me qëllim trafikimi. (Në foto: Mjeti dhe sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në Gjirokastër)

