Pashkët, festa e të krishterëve dhe urimet e krerëve të shtetit
Besimtarët e krishterë në mbarë botën por edhe në Shqipëri festojnë sot Pashkët.Në mesnatë mijëra vetë ndoqën meshën e ringjalles së krishtit. Këtë vit festa përkoi në të njëjtën ditë si për besimtarët e katolikë ashtu edhe për ata ortodoksë.Mesazhi i Pashkës në katedralen e Shën Palit në Tiranë u përcoll nga monsinjor Rrok Mirditë në praninë e qindra besimtarëve.Pas shërbesës së ringjalljes, ku u bë thirrje për paqe dhe shëndet, u zhvillua rituali i pagëzimit.Edhe në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u mbajt mesha e ringjalljes, në praninë e qindra besimtarëve.Ndërsa sot paradite, pas vizitave të rastit, politikanët pèrcollën urimet e tyre.“Pak politikë” në mesazhin e Pashkëve, urime besimtarëve dhe “kode” kundërshtarëveKryeministri Edi Rama kaloi Pashkët në Korçë.I shoqëruar edhe nga zv/kryeministri Niko Peleshi përcolli urimin tek Mitropolia e Korçës.
Peleshi për median tha se mesazhi i ringjalljes vjen dhe bëhet më aktual për Shqipërinë.
"Ishte kënaqësi e veçantë për të uruar të gjithë shqiptarët nga Korça,Gëzuar Pashkët. Ka qenë një atmosferë shumë festive në qytet, e kemi përjetuar sëbashku me Kryeministrin. Kemi vendosur nga Korça të shpërndajmë urimin për të gjithë shqiptarët e krishterë. Por gjithë popullin shqiptar, pasi siç është bërë traditë ne festojmë të gjithë në ditët tona të shënuara fetare. Gëzuar Pashkët dhe jo vetëm të festojmë, por le të marrim dhe mesazhin që posaçërisht në ditën e Pashkës mesazhi i ringjalljes vjen dhe bëhet më aktual për Shqipërinë. Të gjithë kemi nevojë të rilindim dhe të ringjallim vlerat tona më të mira në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, Shqipëria të rilindë dhe ringjallet në gjithë dimensioned e veta. Gëzuar!" tha Peleshi.Në Tiranë Kryetari i Kuvendit të Shqiprisë, Ilir Meta, përcolli mesazhet e urimit gjatë vizitës së tij në Katedralen Ortodokse në Tiranë.
“Sikurse dhe zoti na deshi dhe na mësoj me sakrificën dhe shembullin e tij edhe ne duhet të duemi me njëri -tjetrin dhe të benim për tjerët, atë që do donim të na bënin ne. Ky është dhe mesazhi im në këtë ditë ringjallje dhe gëzimi për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për të gjithë qytetarët tanë”, tha Meta i cili shoqërohej nga zonja e tij dhe njëherazi deputete e kuvendit, Monika Kryemadhi.Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, uroi për një të nesërme më të mirë
"Në këtë ditë kremtimi të ringjalljes hyjnore dua tu uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, vëllezërve dhe motrave tona anembanë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, Gëzuar Pashkët. Mirësi dhe mbarësi sjelltë Zoti për ju dhe familjet tuaja. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë famullitarët, priftërinjtë, pastorët për përkushtimin dhe dashurinë me të cilin u shërbejnë besimtarëve, i shërbejnë kishës dhe Zotit. Dhe dua të përfitoj nga ky rast për më shumë përgjegjshmëri, më shumë dhembshuri, më shumë solidaritet mes gjithëve ne, në mënyrë që të gjithë të punojmë për një të ardhme më të mirë, për një të nesërme më të mirë se e sotmja, që është edhe mesazhi i shpresës dhe i besimit i Pashkëve. Gëzuar!Ministrja e Arsimit Lindita Nikolli dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përcollën mesazhin për më shumë mirëqënie dhe për më shumë mbarësi.
“Le të jetë ditë reflektimi për të fplur më shumë me punë se me fjalë” u shpreh ministrja Nikolli.Për Kumbaron kjo është “Ditë paqeje dhe rilindje për të gjithë, majtas djathtas”. Presidentit Nishani uroi djeEdhe Presidenti Nishani përcolli dje urimin për besimtarët e krishterë. "Qoftë kjo ditë dhe gjithë të tjerat pas kësaj, ditë plot vullnet, kurajë dhe forcë për të përballuar çdo vështirësi! Është dita kur ringjallet shpresa, ndihet më i plotë gëzimi dhe harmonia mes njëri- tjetrit. Dita e bekuar e Pashkëve le të na ndihmojë ta jetojmë më thellë shpresën për një jetë më të mirë në familje dhe në shoqërinë shqiptare”, shkruan Presidenti Nishani.Ai thekson se “festa e Pashkëve sivjet i gjen shqiptarët me besim se do të bëjmë përpara në afrimin drejt familjes europiane. Është një provë që kërkon më shumë se kurrë të shpalosim harmoninë, mirëkuptimin dhe dinjitetin tonë si komb”.