Nishani kërkon mirëkuptim për Pashkët për realizimin e sfidës së integrimit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve. Në mesazhin e tij,kryetari i shtetit nënvizon se Pashkët na kujtojnë Ringjalljen dhe na ngjallin shpresën për të cilën kemi aq nevojë.“Të dashur besimtarë ortodoksë!Festa e Pashkëve , duke na forcuar edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, na shtyn të gjithëve, besimtarë ortodoksë apo jo, të rigjallërojmë shpresën dhe forcën për të qenë ashtu si na e kërkon vetë dita e shënuar e Pashkëve. Dita e Ringjalljes na ndihmoftë të gjithëve për të besuar edhe më shumë tek e mira, për të qenë të prirur ndaj bashkëjetesës së harmonishme!”uron Nishani.Presidenti Nishani u kujton besimtarëve se “sivjet ne kemi sfidën e madhe për t’iu afruar edhe më shumë familjes europiane. Kjo sfidë varet më së shumti nga mirëkuptimi që do të jemi të zotë të realizojmë midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një vështrim më të kthjelltë mbi të nesërmen”.“Të besosh tek e mira, te shpresa, te paqja dhe te jeta më e mirë, është oguri më i natyrshëm në këtë festë. Dhe ne meritojnë edhe shpresën, edhe jetën më të mirë. Gëzuar Festën e Pashkëve!” përfudnon urimin Kreu i shtetit.