Tiranë, tentoi të hyjë me forcë në kryeministri, lirohet i dehuri/ VIDEO
Tiranë- Një 41 vjeçar ka tentuar të hyjë me forcë në godinën e kryeministrisë rreth orë 13:00 të mesditës së sotme duke vënë në alarm Gardën.Sipas policisë 41 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Pasi është mbajtur për disa orë në polici Arjan Goga është lënë i lirë dhe mësohet se forcat blu nuk do të ngrenë akuza ndaj tij.I dehuri tenton të hyjë në Kryeministri, Garda e ndalonNgjarja u shënua rreth orës 13:00. 41- vjeçari fillimisht i është afruar godinës së ekzekutivit në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe më pas ka tentuar të futet brenda saj me forcë.Në këtë tentativë ai është ndaluar fillimisht nga forcat e Gardës që garantojnë sigurinë e jashtme të kryeministrisë. Më pas në vendngjarje janë afruar edhe forcat Shqiponja dhe forcat e komisariateve 1 dhe 2 në Kryeqytet.Por duket se 41 vjecari e kishte seriozisht tentativë pasi në momentin e ndalimit ka pasur një përplasje me forcat e gardës dhe policisë.I dehuri shoqërohet në policiArjan Goga është shoqëruar për në drejtorinë e Policisë së Tiranës ku është marrë në pyetje rreth veprimit.Paraprakisht mësohet se 41-vjecari ka qenë në gjendje të dehur por nuk përjashtohen që ai të ketë patur edhe qëllime të tjera në mendje kur iu drejtua selisë së ekzekutivit, informon gazetari i Ora News.Pas disa orësh që është mbajtur dhe është marrë në pyetje, burri është lënë i lirë dhe mësohet se Policia nuk do të ngrejë akuza ndaj 41-vjecarit.Rama në Korçë për PashkëVetë Kryeministri Rama nuk ka qenë sot në godinën e kryeministrisë pasi ka qenë në qytetin e Korçës për të festuar Pashkët.