Kore e Jugut, zemërimi i familjarëve të viktimave në tragetin e mbytur
Seul (Kore e Jugut)- Familjarët e pasagjerëve të tragetit të mbytur në Korenë e Jugut kanë protestuar të irrituar ndaj operacionit të ngadaltë të kërkimeve.Forcat e policisë ndaluan më shumë se 100 persona të cilët synonin të largoheshin nga ishulli Xhindo dhe të zhvillonin një marshim proteste në kryeqytetin Seul.Qindra familjarë kanë populluar ishullin në pritje të lajmeve për të afërmit e tyre. Pas më shumë se tre ditësh tentativash, polumbarët më në fund kanë hyrë në traget dhe kanë gjetur 22 trupa duke e çuar numrin e pasagjerëve të mbytur në 54.Por 248 të tjerë ende rezultojnë të zhdukur nga aksidenti detar i së mërkurës së 16 prillit, ku vetëm 174 pasagjerë mundën të shpëtonin.Qindra polumbarë, përfshirë vullnetarë civilë janë pjesë e operacionit të kërkimit dhe po përballen me rrymat e forta nënujore dhe ujërat e turbullt. Më së fundi ata arritën dje të thyenin xhamin e njërës prej dritareve të tragetit dhe të gjenin trupat e parë.Ndërkohë kapiteni i tragetit 69 vjeç është pangosur pasi në momentin e aksidentit ia kishte lënë drejtimin ndihmësit të tij dhe akuzohet për neglizhencë të detyrës. Prokurorët thonë se një ndihmës është një 26 vjeçar pa eksperiencë dhe kishte në dorë drejtimin e tragetit në ujëra të rrezikshme kur mjeti lundrues u anua dhe më pas u fundos.Sipas ekspertëve do të duhen më shumë se dy muaj për të rikthyer mbi ujë tragetin embytur.