PD, Kruja: Mazhoranca fsheh krimin

Qeveria vazhon akoma të fsheh krimin. Ka akuzuar në këtë mënyrë deputeti i PD, Keltis Kruja, mazhorancën në intervistën e mbrëmjes në Ora News përballë gazetarit Drini Zeqo.Deputeti Kruja theksoi se kjo nuk është rruga e duhur për të luftuar krimin, përmes fshehjes së shifrave. Gjithashtu në lidhje me rastit e gazetarit që u kërcënua ditën e shtunë, Kruja theksoi se kjo tregon se kriminelët nuk kanë më frikë.intervist1“I kerkojmë qeverisë që të jetë në krye të detyrës. Kemi një rritje jo vetëm të krimeve të vogla, por kemi një rritje të krimit të organizuar. Problem kryesor është problem i garancisë së jetës dhe pronës. Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për këtë. Nuk është rasti i parë që një gazetarë kërcënohet, kjo tregon se krimi dhe kriminelët nuk kanë më frikë.”Deputeti Keltis Kruja, u shpreh se opozita inkurajon dhe është në dispozicion të ndihmoj prokurorin, që të arrij përgjigjet e duhura për të gjitha dosjeve.