Biçikleta si kapsulë mund të jetë më e shpejta në histori
Është 40 herë më shumë aerodinamike se një makinë Bugatti Veyron, mund të arrijë shpejtësinë 145 km/orë dhe gjeneron aq shumë energji drite sa mund të furnizojë një shtëpi të tërë. Bëhet fjalë për një biçikletë të çuditshme e cila mund të jetë më e shpejta në histori.
Biçikleta e quajtur Arion1 ka formën e një kapsule dhe është e ndërtuar me një guackë fibrash karboni rreth saj. Ajo është krijuar nga një ekip studentësh në Britaninë e Madhe, të cilët besojnë se shpikja e tyre do arrijë të jetë me e shpejta në histori. Ata shpresojnë se do të thyejnë rekordin e shpejtësisë 133.7 km/orë të vendosur në Shtator të vitit 2013 nga disa studentë të universitetit të Amsterdamit.
Arion1 do të dizenjohet, prodhohet dhe do të jetë gati për garën e muajit Maj të vitit 2015 dhe do të provojë të thyejë rekordin në konkursin World Human Power Speed Challenge që zhvillohet në Nevada në muajin Shtator 2015.