Maqedoni, Gruevski kërkon "me akuza" votën e shqiptarëve

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, kryeminstri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka vendosur t'u drejtohet me një mesazh shqiptarëve, për të kërkuar votën e tyre, por nga ana tjetër duke akuzuar politikanët e partitsë shqiptare."Për një periudhë të caktuar shohim se si partitë e liderët shqiptarë vazhdimisht na kanë djallëzuar, duke krijuar një pasqyrë se ne jemi kundër jush se ne nuk ju dëshirojmë të mirën, se nuk punojmë për ju, por vetëm për maqedonasit. Dua t'ju bind se këtë e bënin politikanët e partitë që nuk kanë mundur ndryshe t'i arsyetojnë dështimet e tyre, ose premtimet e parelizuara, e për këtë kërkonin fajtor. Por, faji ynë është se nuk u jemi përgjigjur deri tani akuzave të tilla", - thekson Gruevski.Kryeministri maqedonas në mesazhin e tij prej 10 minutash ka bërë një pasqyrë të investimeve në vend që kanë shkuar në dobi të shqiptarëve, si provë se qeveria e tij nuk ka bërë diferencime me bazë etnike.Ky mesazh i kryeministrit maqedonas, Gruevski, ka sjellë dhe reagimin e ashpër të liderit të BDI, Ali Ahmetit, i cili tha se si pjesë e qeverisë nuk mund t'i mohohen meritat partisë që ai drejton. Ai u shpreh i habitur që Gruevski po u drejtohet në gjuhën e tyre shqiptarëve dhe nga ana tjetër akuzon partitë shqiptare në Maqedoni.