Vulin: Themelimi i Gjykatës, provë se ka drejtësi për serbët

Ministri serb, Aleksandar Vulin tha se themelimi i formimi i Gjykatës që do të hetojë krimet kundër serbëve e joshqiptarëve e edhe shqiptarëve që kanë qenë kundër UÇK-së dhe kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, do të jetë mënyrë e mirë që të tregohet se edhe për viktimat serbe ka drejtësi dhe që çdo xhelat do të gjendet një ditë,të dëshmohet e të dënohet.Qeveria e Serbisë dhe serbët në Kosovë kanë respektuar çdo gjë që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit e presim qasje më aktive të bashkësisë ndërkombëtare në implementimin e saj dhe në normalizimin e jetës në Kosovë, ka thënë ministri serb për Kosovën Aleksandar Vulin.Ai me rastin e njëvjetorit të Marrëveshjes së Brukselit për Tanjug ka thënë se pret që “bashkësia ndërkombëtare , ndoshta më shumë se sa deri më tash, të respektojë gjithë atë që ka bërë Qeveria e Serbisë dhe serbët në Kosovë në realizimin e dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit"."Pres që askush kundër nesh të mos e shfrytëzojë gatishmërinë tonë për kompromis për jetë të serbëve në Kosovë, që bashkësia ndërkombëtare këtë ta vlerësojë dhe që aktivisht të përfshihet në zgjidhje e të gjitha problemeve në Kosovë ", ka thënë Vulin.Ai në këtë kontekst, duke folur për formimin e Gjyqit special në Kosovë, ka thënë: Mendoj se formimi i Gjyqit që do të hetojë krimet kundër serbëve e joshqiptarëve e edhe shqiptarëve që kanë qenë kundër UÇK-së dhe kundër njëfarë shpalljeje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës, do të jetë mënyrë e mirë që të tregohet se edhe për viktimat serbe ka drejtës – që çdo xhelat të gjendet një ditë , të dëshmohet e të dënohet”, ka thënë ai.(Marrë nga Express)