Kosovë-Serbi, Thaçi: Historike marrëveshja e 19 prillit

Kryeministri i Republikë së Kosovës,  Hashim Thaçi,  në një deklaratë sot në një vjetorin e nënshkrimit në Bruksel, në 19 prill 2013, të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerëson atë historike.“Para një viti, në Bruksel, pas një sërë bisedimesh, u arrit një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, në mes dy kryeministrave të vendeve respektive, në një dialog të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Baronesha Ashton, me mbështetje të fuqishme SHBA-ve”, përkujton ai.Kryeministri Thaçi thekson se, kjo marrëveshje historike ka mbyllur kapitullin e përgjakur ndërmjet dy popujve dhe ka hapur kapitullin e paqes dhe të fqinjësisë së mirë.“Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kosova është shtet funksional dhe me kufij të sigurt në tërë territorin e saj. Po ashtu, fillimi i zbatimit të Marrëveshjes është një e arritur në vijim dhe është duke dhënë rezultate të prekshme”, shprehet Thaçi.Ai vlerëson se, mbajtja e zgjedhjeve lokale, të parat me ligjet e Kosovës në tërë territorin, zhbërja e strukturave ilegale të sigurisë dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës janë ndër treguesit e qartë të suksesit të kësaj Marrëveshjeje.“Me këtë rast falënderoj Kuvendin e Kosovës, deputetët dhe të gjitha partitë politike që kanë mbështetur këtë proces, e mbi të gjitha qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe besimin e tyre”, shton kryeministri Thaçi.Me këtë Marrëveshje, vijon ai, Kosova  ka dëshmuar se mund të merr përgjegjësi historike  në përputhje me interesat e qytetarëve të saj dhe në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me shtetet mike që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.“Kjo Marrëveshje ka krijuar klimë të mirë politike në rajon, duke hapur perspektivë të sigurt për integrim të Kosovës në institucionet euroatlantike, në NATO dhe BE”, përfundon kryeministri ThaçiNë takimet në nivel të lartë të kryeministrave, në procesin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE-ja e mbështetur nga SHBA, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar 23 raunde, së fundi në 31 mars – të tretin në vitin 2014.Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç  zhvilluan takimin e parë në 19 tetor të vitit 2012, gjatë të cilit kishte tre raunde. Në vitin 2013 kanë zhvilluar 17 raunde.Procesin, që nga fillimi,  e ndërmjetëson dhe e udhëheqë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Baronesha Catherine Ashton.(Marrë nga ATA)