Sekuestrohen 12 kilogramë marijuanë në autobusin e linjës Vlorë-Athinë FOTO
Plot 12 kilogramë marijuanë janë sekuestruar mesnatën e 19 prillit, në autobusin e linjës ndërkombëtare Vlorë-Athinë.Pas kontrollit të kryer nga ana e Policisë Kufitare të Kakavijës në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër, janë zbuluar 10 pako lëndë narkotike.Të arrestuarit në flagrancë, Sotiraq Sholla, 54 vjeç dhe Arian Balloma, 44 vjeç, të dy drejtues të automjeteve përkatëse, kishin fshehur marijuanën mbi gomën e përparme të autobusit.Lënda narkotike dhe autobuzi i linjës, janë sekuestruar si provë materiale për të vazhduar me ndjekjen penale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të Tiranës.Ndërkohë pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt Athinës, me një autobusë tjetër të kësaj linje.