Gjykatësit shkojnë në Mynih të shohin Bajernin VIDEO

Sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PS-së, Pandeli Majko, solli një shembull konkret për të vërtetuar se ka nevojë për ndryshime ligjore sa i takon procesit të deklarimit të pasurive, por edhe korrupsionit në sistemin e drejtësisëPër këtë Majko solli një moment kur i kishte takuar atij bashkë me disa deputetë të udhëtonin në Mynih me disa gjyqtarë të cilët po shkonin për të parë ndeshjen me Bajernin.“Ju e dini shumë mirë. Ishim duke shkuar në Mynih, bashkë me ne ishin dhe gjykatës që kishin prerë biletën për të parë ndeshjen e Bajernit. Më falni miqtë e mi. Të gjithë ne kemi këto rroga që kemi, ju del juve të bleni biletën dhe të shkoni të shikoni ndeshjen?! Ju del ju të bëni gallatë me të ardhurat tuaja dhe të shkoni të shikoni ndeshje?! Ne kemi krijuar një elitë të korruptuar në zemër të Shqipërisë dhe shtetit tonë ligjor i ka mbetur vetëm L-ja. Prandaj o do e bëjmë o do i themi shkoni për lesh.”“Kjo, tha Paloka, ka vetëm një qëllim dhe kjo pjesa e show-t se do të luftojmë korrupsionin dhe nuk do lejojmë gjyqtarët që të shohin ndeshje, (se ata do t’i shohin ato dhe mund të bëjnë dhe më tepër se aq), por të jeni të bindur se korrupsioni nuk luftohet duke i hequr kompetencat presidentit, përkundrazi”, tha Paloka.Në komisionin e Ligjeve sot u diskutua në parim një nismë ligjore që lidhet me disa ndryshime në ligjin ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe në ligjin ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.