Rezoluta e PE-së, Balla: Berisha pengoi firmosjen VIDEO
Deputeti socialist Taulant Balla fajësoi sot ish-kryeministrin Berisha si bllokuesin e një deklarate të përbashkët mes PS-PD dhe Parlamentit Europian.Sipas tij PD ishte afër firmosjes por u pengua me urdhër të Berishës me qëllim që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat në qershor."Konstatimi im është sa kohë Kryetari real i PD të jetë Sali Berisha, me Partinë Demokratike nuk mund të biesh dakord për një fjali të vetme, jo më për dy faqe deklaratë. Nuk e kanë tek teksti, e ka kryeplaku tek mendësia e tij.", tha Balla.Deklarata e Taulant Ballës sot nga Kryesia e KuvenditSi bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, sëbashku me eurodeputetin Eduard Kukan, e konsideroj shumë të domosdoshme që të informoj opinionin publik, për arësyet e mos arsyes që cuan në mungesën e një deklarate të përbashkët në Takimin e Shtatë të këtij komiteti.Jam i sigurt se kushdo nga opozita që do të replikojë pas meje, lidhur me këtë qartësim që unë po bëj para jush sot, do të përdorë këto argumenta:Ndodhi një akt i rëndë nga sekretariati i Parlamentit Europian dhe yni sepse drafti në Strasburg na u dha një ditë përpara,24 orë nuk na mjaftonin të shkruanim sëbashku dy faqe letër,nuk na mjaftuan as 3-4 javë, etj, etj, etj.Po e them që në fillim se Partia Demokratike nuk kishte arsye, nuk kishte argumenta të logjikshëm.Problemi i parë që dua të ndaj sot me ju, është shqetësimi im normal, si deputet, për lirinë e kolegë të mij deputetë të Partisë Demokratike, të cilët emërohen nga Kuvendi në një delegacion, por partia e tyre nuk iu jep asnjë të drejtë, qoftë edhe per të shkruar një deklaratë të përbashkët, apo për tu ulur në një tavolinë me kolegët e tyre të mazhorancës për të negociuar dy faqe deklaratë.Kjo është e rëndë për integritetin e çdo përfaqësuesi të kësaj partie.Dëshiroj të bëj disa sqarime.Arësyeja e parë pse nuk u arrit që deklarata e takimit të Strasburgut, të miratohej atje, ishte se amendamentet e deputetëve të PD, anëtarë të këtij komiteti, nuk u shkruan prej tyre, por priteshin të vinin nga Tirana.Pra amendamentet e opozitës erdhën nga Tirana me vonesë, pra nuk mbërritën brenda orarit zyrtar të takimit.Megjithatë bashkë me zotin Kukan, si bashkëkryetar vendosëm që ti pranojmë ato amendamente për diskutim. Duke shtyrë edhe takimin përtej kohës së planifikuar.Problemi i dytë ishte fakti se amendamentet nuk ishin amendamente, por një deklaratë politike e Partise Demokratike, krejtësisht tjetër nga ajo që kishte përgatitur Parlamenti Europian.Dua të theksoj se drafti i paraqitur ishte një draft tërësisht i shkruar në Bruksel, nën drejtimin e zotit Kukan, në dijeninë e Komisionit Europian.Drafti shprehte mbështetjen për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke nënvizuar shqetësimin e mungesës së një vendimi pozitiv në dhjetorin e kaluar, bënte vlerësim të ecurisë së përmbushjes së prioriteteve dhe rekomandimeve, kishte vlerësime poztive në fusha të caktuara, sikurse kërkontë më shumë angazhim në sektorë të tjerë.Qëndrimi ynë, i deputetëve të mazhorancës, ishte i qartë, të pranojmë dokumentin e Brukselit, sepse në fund të fundit, ata janë më objektivë.Por dokumenti që erdhi nga Tirana, nga opozita, ishte një deklaratë për shtyp e Partisë Demokratike, pra kësisoj nuk mund të shërbente si një dokument i përbashkët, vlerësim ky edhe nga eurodeputeti dhe bashkëkryetari i Komitetit zoti Kukan.Në strasburg arritëm dakordësi vetëm për 5 paragrafë, njëri ndër të cilët ishte edhe paragrafi që i bëntë thirrje të gjitha forcave politike "të heqin dorë nga retorika mosrespektuese, ndaljen e veprimeve obstruktive si dhe të shmangin bojkotimin ose bllokimin e punimeve të Kuvendit.”Pas kthimit në Tiranë, kërkesës për tu ulur dhe për të vazhduar diskutimin, iu dha përgjigjia: “ne e kemi bërë propozimin, reflektoni ju mbi propozimet tona”. Ndërkohë që përgjigjia jonë ishte se propozimet pothuajsë në tërësi janë të palogjikshme për një deklaratë të përbashkët, sepse shprehin vetëm këndvështrimin e Partisë Demokratike. Kërkuam që PD të tërhiqet nga përmendia në deklaratë i emërave të përveçëm në formën e padëgjuar ndonjëherë: të kthehet në punë filani, të dëmshpërblehet pronari i pallatit pa leje etj etj.Ndërsa afati i fundit, ai i shpërndarjes së Parlamentit Europian po afrohej, negociatat u shtuan edhe më shumë.Ishte Kryetari i Kuvendit, i cili në një veprim që duhet përshëndetur, mirëpriti kërkesën e përfaqësuesve të PD në Konferencën e Kryetarëve, për të mbledhur në një takim 14 deputetët - anëtarë të Komitetit.Pra kërkesa ishte e Partisë Demokratike. Dhe Kryetari i Kuvendit menjëherë një ditë më pas thirri takimin.Takimi u la të premten e kaluar në orën 11. Për habinë e të gjithëve megjithëse u kërkua nga vetë PD, takimi u bojkotua nga deputetët e PD. Kryetari i Kuvendit priti bashkë me ne deputetët e mazhorancës në sallën e Byrosë së Kuvendit për më shumë se 30 minuta.Ky bojkot nuk u bë publik me shpresën së më i rëndësishëm ishte miratimi i Deklaratës. Per këtë Kryetari i Kuvendit pati një komunikim edhe me zotin Bumçi, të cilit i shprehu rëndësinë që ka miratimi i një teskti të përbashkët.Ndërkohë një ditë më parë unë i kisha dorëzuar nënkryetarit të këtij Komiteti, përfaqësues të opozitës, zotit Bumci edhe propozimet tona riformuluese të tekstit të sjellë nga PD.Opozita nuk erdhi në takim, por negociatat i vazhduam.I kam kërkuar disa herë zoti Bumçi që të uleshim dhe ta diskutonim tekstin, por rekomandimi i tij ishte që komunikimin ta mbanim vetëm me e-mail.Shkëmbyem dhjetra emaile me zotin Bumci, më pas edhe me zotin Halimi, i cili zëvendësoi zotin Bumçi në këtë komunikim vetëm me e-mail.Deputetët e PD nuk kishin mandat për të negociuar në tavolinë.Në propozimin e fundit që unë i kam dërguar zotit Halimi, duhet ta them, u pranuan të gjitha propozimet e ardhura nga PD, qoftë ato që erdhën me email nga Tirana në Strasburg, qoftë edhe të tjera që u shtuan gjatë procesit të komunikimit me email.Kujtoj që gjatë gjithë këtij procesi kam përsëritur kërkesën që të ulemi në një mjedis të Kuvendit dhe ta negociojmë sy më sy këtë dokument, prandaj dhe jemi deputetë.Dy çështje mund të them shin çështjet më të rëndësishme ku PD kishte qëndrim të pa-negociueshëm.1. Në çështjen e dëmshpërblimit të pallatit dhe ndërtesave të tjera pa leje të shembura nga INUK, ku kërkonin ndërprerjen dhe dëmshpërblimin e pronarëve të këtyre ndërtesave pa leje.Sipas tyre ne duhet të binim dakord në deklaratë se veprimet e INUK ishin të paligjshme, se prishjet ishin të paligjshme dhe se pronarët të dëmshpërblehen.Ngulmohej në faktin që shumë nga pronarët e ndërtesave pa leje dhe të paligjshme janë shtetas të BE, ndër ta edhe shqiptarë me pashaportë hollandeze.Kam komunikuar me delegacionin e BE në Tiranë dhe mora konfirmimin që nuk ka shtetsa të BE që të kenë reklamuar një fakt të tillë.Iu kërkova mirëkuptimin që të hiqet nga teskt referenca shtetas të BE, duke iu kujtuar se dy shtetasit shqiptarë me pashaporta hollandeze, jane ne konflikt interesi…me deklaraten.2. Pika tjetër ishte sigurisht çështja e zëvendësimit të Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.Unë po ju lexoj paragrafin e propozuar prej nesh, në funksion të variantit të propozuar nga PD:“Komiteti vëzhgoi se që prej Deklaratës së Tetorit, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP u zëvendësua nga Parlamenti, përmes një procesi që u kontestua nga Opozita. Presidenti i Republikës sikurse edhe opozita e konsideruan këtë proces në kundërshtim me ligjin që çon në uzurpim të pushtetit ligjor dhe kushtetues të Presidentit të Republikës për të nominuar kandidatin në rast të një vakance të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP. U mor shënim fakti që Presidenti i Republikës dhe opozita kanë paraqitur ankesë sejcila palë më vete në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e hapave të ndërmarra nga shumica në këtë rast."Paragrafi mbyllet me thirrjen për respektimin e cdo vendimi fundor të gjykatës.Nga opozita kam marrë gjithmonë me email përgjigjen se procesi ishte i kontestuar ligjërisht dhe nuk donin që të saktësohej se ky kontestim bëhej nga opozita.Situatë më qesharake nuk ka.Pra për këtë arsyetim të pa-arsyeshëm të opozitës, ditën e enjte emaili im i fundit drejtuar kolegëve Bumçi dhe Halimi nuk mori më përgjigje.Dua t'ju informoj gjithshtu se teksti që iu ofrua si draft përfundimtar Partisë Demokratike, iu komunikua edhe Parlamentit Europian edhe Komisionit, të cilët kanë qenë shumë të interesuar dhe janë mbajtur në vazhdimësi të informuar.Kam marrë prej përfaqësuesve përkatës falenderimin për disponibilitetin tonë, por kam vërejtur edhe habinë se edhe pse deklarata u bë siç e deshën, përsëri nuk e pranuan.U zgjata paksa në këtë përmbledhje sa kronologjike, aq edhe substanciale, me qëllimin e mirë për të pasqyruar gjithë ecurinë e këtij procesi komunikimi me opozitën, për një dokument, që në fund të fundit është një deklaratë.Por në këtë komunikim me JU, dua të bëj edhe disa konstatime.Së pari, nga ky proces kuptova që Kryetari i PD Lulzim Basha është një lule që nuk do të lulëzojë kurrë. Si mund të dalë burri pa pikë turpi dhe të thotë që ne e dhamë konsensusin, kur edhe pasi ne pranuam gjithçka, u gjet edhe nje arsyetim i palogjikshëm nga ana e tij për t'i thënë JO deklaratës.Së dyti, ju informoj se vetë deputetë të Partisë Demokratike ishin dakord me tekstin e kësaj deklarate, madje shprehën dhe habi për gatishmërinë tonë për të pranuar të gjitha propozimet e PD. Nuk dua t'i ha në besë deputetët e PD, po besoj se zoti Fatmir Mediu si kryetar i një prej partive opozitare mund ta konfirmojë këtë. Zoti Mediu u angazhua të bindë Lulzim Bashën që ta pranojë draftin e dakordësuar.Së treti, konstatimi im është sa kohë Kryetari real i PD të jetë Sali Berisha, me Partinë Demokratike nuk mund të biesh dakord për një fjali të vetme, jo më për dy faqe deklaratë. Nuk e kanë tek teksti, e ka kryeplaku tek mendësia e tij.Së katërti, ta themi troç porosia e zotërisë ka qenë e qartë, të mos ketë marrëveshje, sepse kjo mund të ndikojë negativisht tek vendim-marrja për statusin. Sipas tij nuk ka deklaratë, nuk merret statusi.E tmerrshme, po ta kuptosh që zoëria ka qenë 5 vjet President, 8 vjet Kryeministër, 23 vjet Kryetar i PD, dhe beson ende se mund ta cënojë procesin e integrimit me këtë sjellje.Më shumë PD: Qeveria Rama-Meta nuk kanë vullnet për deklaratën e përbashkët me opozitën