Vlorë, makina përplaset me barrierën anësore, 5 të lënduar
Pesë të lenduar është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 20:00 në aksin Vlorë-Fier në vendin e quajtur Panaja.Një automjet tip benz 190 me targa AA976DJ dhe drejtues Arjan Xhelo rreth 55 vjeç ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës duke u përplasur me barrieren anësore. 55 vjeçari po udhëtonte nga Vlora në drejtim të qytetit të Fierit, me pesë pasagjerë në automjetin e tij të cilët ishin të rastësishëm.Pesë pasagjerët të cilët ndodheshin në automjet ishin të moshave të ndryshme dhe menjëherë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës ku disa prej tyre kishin marrë plagë në shtyllën kurrizore dhe të tjerë shembje në pjesë të ndryshme të trupit. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendgjarje po heton shkaqet e aksidentit por pista kryesore mbetet lagështira e krijuar nga shirat e rënë.