Sinjale të besueshme nga avioni malajzian
Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka deklaruar se është “shumë i bindur” se sinjalet e zbuluara gjatë kërkimeve për aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, i përkasin kutisë së zezë së tij.
Autoritetet australiane thanë se një avioni survejimi “Orion” ka kapur një “sinjal të mundshëm” në jugun e Oqeanit Indian, pranë vendit ku anijet dëgjuan tinguj të ngjashëm në fillim të javës.Tingujt e regjistruar kanë ndihmuar së tepërmi në ngushtimin e zonës së kërkimeve. Por dje, avionët dhe anijet vazhduan kërkimet në një zonë prej 57 mijë kilometrash katrore. Koha po kalon dhe po bëhet përherë e më e vështirë për të zbuluar origjinën e sinjaleve të lëshuara nga antenat e aparaturës për gjetjen e kutisë së zezë, pasi bateritë e saj mund të zgjasin deri rreth 30 ditë.
Australia ka udhëhequr kërkimet për fluturimin MH370 prejse operacioni është zhvendosur në Oqeanin Indian.Avioni i linjës Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord, u zhduk më 8 mars, kur po udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin. Rreth dy të tretat e pasagjerëve kanë qenë kinezë.