Opozita: Trafik droge nga aeroporti i Gjadrit, Tahiri: Përrallat e Nokës VIDEO
Opozitë përforcon akuzat për përdorimin e ushtrisë për trafik të lëndëve narkotike.Në seancën e sotme të komisionit të Sigurisë, Nënrkryetari i Komisionit Flamur Noka pyeti Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nëse ishte në dijeni se baza ushtarake e Gjadrit është përdorur për trafik droge. Ndërkohë që Ministri Tahiri i quan "përralla" të pasardhësit të tij.Noka shfrytëzoi praninë e Ministrit të Brendshëm në Komisionin e Sigurisë për të mbrojtur ligjin e ri për mjetet lundruese për ta pyetur."Zoti ministër, a keni dijeni që baza ajrore e Gjadrit është përdorur për trafik droge kohët e fundit? "Ndërsa jashtë komisionit Noka u përgjigj se "Akuzat tona i mbështesim në informacionet që kemi. Për detaje të tjera pyesni ministrin që u fsheh si struci".Nga ana e tij Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, i quajti të pabaza akuzat e opozitës, ndërkohë që ministri Tahiri në përfundim të komisionit, gazetarëve iu përgjigj duke qeshur: "Merreni me përrallat e Nokës ju".Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare rrëzoi kërkesën e opozitës për seancë dëgjmore, mbi përdorimin e Forcave të Armatosura për trafik droge dhe për rastin e gjeneral Gervenit. Sipas Spartak Brahos, kërkesa e parë është haluçinacion i PD-së, ndërsa Gerveni tashmë është një rast i mbyllur, duke qenë se Presidenti ka dekretuar kthimin e tij në atdhe.Madje u njoftua se Gerveni do të vijë në atdhe më 23 prill.