Projektligji i Veliajt për ndihmën sociale, irritohet shumica, Kadeli dhe Braçe "votë" kundër VIDEO

Lëvizja Socialiste për Integrim kakundërshtuar ashpër ndryshimet e bëra në projektligjin për ndihmën sociale.Në emër të grupit të LSI-së, Gjovalin Kadeli, ka kërkuar rishikim të ligjit pasi me ndihmën sociale po abuzohet pa masë dhe ndryshimet e propozuara nuk zgjidhin asgjë. Kadeli deklaroi se ky projektligj do të ketë votën kundër të grupit parlamentar të LSI-së.“Unë ju thashë do të votoj kundra, si grupi i LSI-së”tha Kadeli.“ Po mirë mo votoje si të duash”iu përgjigj Braçe.“Po mirë mo më dëgjo.Zoti. kryetar unë po flas këtu në emër të atyre që nuk kanë mundësinë e marrjes së ndihmës ekonomike nëpërmjet raporteve”tha Kadeli.“Po pse ne për njerëzit po flasim, jo më fal, më fal këtë diskutim nuk e pranoj” u shpreh Braçe.Kryetari i Komisionit të Ekonomisë gjithashtu e quajti arbitrar ligjin dhe kërkoi që projekti për heqjen e abuzuesve nga lista e ndihmës sociale të bëhet brenda 6 muajve dhe jo për dy vite.“ Si s’ka lidhje, ka pra lidhje, ka lidhje, se nuk mund të më tregosh ligjin që nuk funksionon, nuk mund të ma tregosh si zgjidhje, që paska ndryshuar në 2012 dhe qenka i mirëqënë dhe zgjidhka problemet” deklaroi Braçe.“Nuk është i mirëqënë, ka përcaktuar një skemë pilotimi që do zgjasë dy vjet dhe dueht të testohet kjo skemë transparente, ta provojmë dhe nuk mund ta bëjmë vetëm në 6 muaj se ka filluar vetëm në janar të këtij viti” tha përfaqësuesja e Ministrisë“Do ta bëni në 6 muaj zonjë”tha Braçe.“Ka filluar vetëm në janar të këtij viti”u përgjigj sërish përfaqësuesja e Ministrisë.Ndërkaq edhe opozita ka kundërshtuar ligjin e sjellë nga Ministria.Votimi i projektligjit nen për nen u shty për ditën e nesërme, pasi nuk plotësohej kourumi në Komision.Të njëjtat ndryshime të projektligjit u diskutuan edhe në Komisionin e Shëndetësisë.