Vdekja e Ilia Karelit, Meta: Dënoj përpjekjet për të politizuar protestën

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dënoi sot përpjekjet për të politizuar protestën e organizuar si reagim ndaj dhunës dhe torturave që i shkaktuan vdekjen Ilia Karelit në burgun grek.Në një pronocim për median nga selia e LSI-së, Meta duke shprehur keqardhjen për ngjarjen tha se mes autoriteteve të dy vendeve ka pasur komunikim.“Shpreh keqardhje për ngjarjen tragjike. Mbështes qëndrimin e ministrit të Drejtësisë Naço. Ka pasur komunikim mes autoriteteve të dy vendeve. Dua të vlerësoj dhe investigimin e medias greke duke ndihmuar edhe vetë drejtësinë greke që të mos vonojë të vërë para ligjit autorët e kësaj dhune. Vlerësoj dhe reagimin e ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ndaj atyre policëve që përdorën dhunën ndaj protestuesve. Dua të dënoj edhe përpjekjet për të politizuar këtë protest dhe për të nxjerrë përfitime poltike prej saj”, tha sot kryetari i LSI-së në një prononcim për median nga selia e partisë së tij.Protesta e 12 prillit para ambasadës greke e cila përfundoi në ushtrimin e dhunës mes protestuesve dhe policisë u organizua nga “Aleanca Kuq e Zi” dhe “Tifozët Kuq e Zi”.Më shumëProtestë para MB-së kundër dhunës, kërkohet dorëheqja e Tahirit