Gruaja nxjerr shëtitje burrin si qen FOTO, VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2014, 14:47
Një grua u fotografua në Londër duke nxjerr shëtitje një burrë në vend të qenit. Momenti u fotografua nga një person gjatë kohës kur ai po shkonte në punë këtë mëngjes.Burri i veshur serioz, me pantallona, këmishë dhe këpucë, u pa në rrugë duke u tërhequr me litar si të ishte një qen.Ndërsa përpara tij ishte gruaja e cila e tërhiqte me litar në njërën dorë dhe në dorën tjetër mbante kafe duke shëtitur në qendër të qytetit në orën 10 të mëngjesit.
Personi, Ian Jeffery i cili pa momentin e çuditshëm , e fotografoi dhe e postoi atë në Twitter.