Chris Brown shpërngulet në burgun e Virxhinias

Pak më parë mësuam se këngëtari I njohur Chris Brown do të qëndronte pas hekurave në një burg të Kalifornisë deri në datën 23 prill, dhe tentativat që ai të lirohej me kusht kanë qenë të shumta. Por më në fund avokati I këngëtarit ka arritur që të ndryshojë vendin ku Chris qëndronte . Redaksia e njohur e lajmeve TMZ bën me dije se Chris Brown është shpërngulur në një qeli tjetër në Virxhinia, ku gjithcka është ndryshe duke filluar që nga kushtet dhe më pas tek të drejtat që ka.Në burgun paraardhës në Kaliforni, Chris I lejohej që të lahej vetëm 1 herë në dy ditë, ai do të qëndronte I vetëm në një qeli shumë të vogël, dhe nuk I lejoheshin telefonatat e shpeshta. Përvec kësaj 23 orë ai do të qëndronte larg të gjithë të tjerëve. Gjykatësi vendosi që këtu Chris Brown të ketë disa të drejta të tjera të tilla si :televizori, kujdesi për higjenën personale cdo ditë, si dhe librat , por kjo nuk është e gjitha.Chris gjithashtu mund të qëndrojë edhe me të burgosur të tjerë, I lejohet që te stërvitet jo vetëm për të mbajtur trupin në formë por edhe për të kaluar kohën, si dhe mund të ushqehet në mensë së bashku me të tjerët. Mund të themi se këto janë disa përfitime që më parë nuk I kishte, por ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë me të pas dates 23 prill, sepse jo gjithcka varet nga sjellja e tij gjate ketyre diteve.