Zvicra prezanton aeroplanin me energji diellore

Një ekip zvicerian ka prezantuar sot aeroplanin me energji diellore.Pilotët Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg kanë prezantuar sot planin zvicerian dhe përparësitë që i ka ky aeroplan.Aeroplani, gjatë vitit të ardhshëm pritet që të realizoj fluturimin e tij të parë.Për ta realizuar këtë, ekipi zvicerian ka shpalosur një version të ri të aeroplanit i cili mund të qëndroj në ajër për një kohë të pacaktuar.Aeroplani tashmë i sofistikuar krahasuar me pesë vite më parë, është paraqitur sot në Payerne të Zvicrës në bazën e forcave ajrore.Aeroplani ka bateri të mira që ruajnë energjinë nga dielli.