Charlize Theron një film me Sean Penn
Ata kanë krijuar një romancë fundin e vitit të kaluar dhe e kanë berë publike lidhjen e tyre ne vitin 2014. Muajt e fundit ata janë parë të shoqëruar kudo së bashku dhe kanë nisur që të bashkëjetojnë. Por askujt nuk ja kishte marrë mendja se Sean Penn dhe Charlize Theron do të bashkëpunonin në nje film. Regjizori I këtij filmi do të jetë Sean, dhe sigurisht aktorja kryesore është Charlize Theron e dashura e tij me të cilën shumë shpejt pritet të kurorëzojë dashurinë.
Filmi do të quhet 'The Last face' dhe pjesa më e madhe e tij do te xhirohet në Afrikë. Këtu Charlize Theron do të kete rolin e një doktoreshe e cila punon në këtë vend dhe ndihmon fëmijët në nevojë, por problemet sa vijnë dhe shtohen ne momentin që ka mosmarrëveshje me politikën. Gjithcka në jetën e saj do të ndryshojë pasi do të shfaqet Javier Bardem bashkëshorti I Penelope Cruz. Edhe ai do të jetë një doktor dhe së bashku do të bejnë disa zgjedhje të vështira.Ende nuk dihet se kur do të nisin xhirimet, por burimet e kanë siguruar këtë gjë me bindje të plotë. Përsa I përketë jetës së tyre personale, Sean Penn dëshiron që të adoptojë një fëmijë Haiti, një vend pas të cilit është shumë I dhënë. Një tjetër arsyje përse ai do të hedh këtë hap është për shkak të djalit të Charlize , Jackson. Ajo mendon se është shumë e rëndësishme që ai të ketë një motër ose vella.