Fansi që i uron ditëlindjen Alessandra Ambrosios me trëndafil

Një nga femrat më të bukura në botë, Alesandra Ambrosio mbrëmjen e djeshme ka festar 33 vjetorin e saj. Ajo është fotografuar në një formë të shkëlqyer duke shkuar për të festuar në një club nate në Los Angelos. Alessandra dukej shumë elegante e veshur me një fustan të zi I cili nxirrte në pah trupin e ëngjëllit të Victoria's Secret, si dhe kishte vënë tualet të rëndë.Krahas urimeve jo vetëm nga familjarët por edhe nga fansat, një tjetër surpizë për të ishte dhe gjesti I një mbështetësi. Ai kishtë mësuar se ku do të shkonte Alessandra , dhe e kishte pritur jashtë clubit . Përpara se ajo të futej brenda, ai e përshëndeti, dhe I dha një trëndafil duke I uruar ditëlindjen. Sigurisht qe ajo u ndje mire pas ketij veprimi, dhe pasi e falenderoi vazhdoi rrugen shume e buzeqeshur.Alessandra ka qëndruar atje deri në orët e vona të mbrëmjes, dhe ishte e shoqëruar nga një grup miqsh. Përsa I përketë bashkëshortit biznesmen, ai nuk u pa përkrahë saj. Alessandra Ambrosio ka vendosur qe të bëjë dhe disa ditë pushime përpara se t'i rikthehet sërish takimeve të punës, sfiladave, dhe seteve fotografike.