Pikturat e mahnitshme me stilograf FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2014, 18:41
Këto imazhe të pabesueshme nuk janë fotografi, por piktura të vizatuara me stilograf. Imazhet mahnitëse janë krijimet e artistit Portugez Samuel Silva. Artisti 31 vjeçar tani jeton në Londër dhe ka filluar të vizatojë që kur ishte 2 vjeç.“Unë kam qenë i interesuar në vizatim që herën e parë kur preka një laps dhe një letër, kur isha 2 vjeç. Pas asaj dite, unë nuk kam pushuar së vizatuari. Ndryshe nga fëmijët e tjerë, unë nuk shkarravisja, por instiktivisht vizatova menjëherë.” tregon ai për Mirror.Shikoni disa nga punimet më të mira të Samuelit në fotot më poshtë.







