Jennifer Aniston dhe Justin Theroux nuk do të martohen në Meksikë por në Hawaii
Ata janë fejuar dy vite më parë dhe kanë vendosur që ka ardhur koha të martohen. Fillimisht u tha se Jennifer Aniston dhe Justin Theroux do të kurorëzonin dashurinë e tyre në Meksikë, pasi ky vend I kishte lënë shumë mbresa aktores gjatë pushimeve ,fundin e vitit të kaluar, por destinacioni ka ndryshuar. Sipas nje burimi për 'UsWeekly' është bërë me dije se ata do ta zhvillojnë ceremoninë martesore në Hawaii.
Ende nuk është kuptuar arsyeja e vërtetë se përse ata e kanë bërë këtë ndryshim por hipotezat nuk kanë munguar. Thuhet se Jennifer është shumë e lidhur me këtë vend pasi atje ka shumë kutime. Shpesh I ka kaluar pushimet në bregdetin Hawaian, si dhe ka xhiruar shumë filma me kolegë të ndryshëm . Por jo vetëm Jennifer,edhe Justin Theroux ka udhetuar shpesh ketu.
Në intervistat që Jennifer ka dhënë më parë u shpreh se nuk do të organizonte dicka të madhe por askush nuk kishte menduar se cifti do të ftonin vetëm 20 persona. Arsyeja përse Jennifer nuk dëshiron një ceremoni madhështore është sepse nuk ka patur një fund të lumtur me Brad Pitt ish bashkëshortin e saj të parë. 45 vjecarja Aniston , mendon se dicka e thjeshtë do të ishte më e përshtatshme për të. Përsa I përketë karrierës së profesionale prej një kohe të gjatë , ata kanë xhiruar filmat e tyre larg njëri tjetrit. Justin ka qenë në New York ndërsa Jennifer në Los Angelos.