Justin Bieber dhe Selena Gomez përsëri bashkë!

Prej një kohe të gjate ata nuk janë fotografuar bashkë. Selena Gomez ka qenë në Calablasas ku Brenda një jave është përballur jo në mënyrë të drejtpërdrejtë me fansat e saj të cmendur. Ata kanë dashur që ta takojnë por nuk kanë mundur dhe gjykatësi mori vendimin që të qëndrojnë për një afat të caktuar kohor pas hekurave, ndërsa Justin nuk është parë përkrahë të dashurës së tij të famshme. Por më në fund cifti janë bashkuar në një studio rregjistrimi në Majemi.Selena është parë e veshur si mos më mirë, njësoj si Justin. Cifti nuk kanë qenë te vetmit në studion në Majemi, ata po I shoqëronte dhe Madision e cila është një 15 vjecare shumë e talentuar. Atë e ka zbuluar vetë këngëtari nëpërmjet internetit kur ka qenë ne moshën 13 vjecare. Ai kontaktoi me Madison dhe që nga ai moment po I qëndron pranë për ta ndihmuar në krijimin dhe më pas në vazhdimësinë e karrierës artistike. Njësoj si Justin Bieber ashtu dhe Selena kanë postuar fotografi të shumta nëpër rrjetet sociale së basku me Madison. Sic është kuptuar Selena dhe 15 vjecarja duket se janë takuar dhe më parë dhe janë mike shumë të mira me njëra tjetrën.