Lindsay Lohan: "Oprah Winfrey një person i mrekullueshëm në jetën time"
Mbrëmjen e djeshme Lindsay Lohan ka qenë e ftuar në emisionin e moderatorit David Letterman, ku I është përgjigjur disa pyetjeve që I janë bëre ,por as batutat nuk kane munguar. Fillimisht ajo lajmëroi të gjithë fansat me anë të një statusi në twitter , dhe me pas është shfaqur në emision. Lindsay dukej e mahnitëse teksa është paraqitur më e buzëqeshur se asnjëherë tjetër.
Këngëtarja dhe aktorja e cila gjatë vitit të kaluar kur u largua nga qendra e rehabilitmit nuk ishte në lartësinë e duhur përpara publikut, ka folur shumë dhe për Oprah Winfey të cilën e konsideron si një nënë të dytë. Duke e ditur lidhjen e ngushtë që Oprah dhe Lindsay kanë, atëherë David mendoi që të bënte një lidhje telefonike me te për ta pyetur për aktoren.
Oprah nuk mohoi se ka patur një simpati të vecantë për Lindsay Lohan që kur ajo ishte në moshën 6 vjecare , dhe po përpiqet ta ndihmojë për të marrë veten, jo vetëm nga ana profesionale. Për aktoren , 60 vjecarja është këshilluesja kryesore të cilën mbi të gjitha e respekton . Unë mendoj se gjithcka me të po shkon shumë mirë." U përgjigj pozitivisht Oprah Winfrey.'I kam ngarkuar një reality show , në mënyrë që kamerat ta ndjekin kudo qe shkon, pra jeta e saj është e monitoruar, dhe e ka të vështirë për të bërë veprime të pahijshme.' Përfundoi Oprah. Përsa I përketë 27 vjecares, ajo theksoi :"Dëshiroj që të gjithë të dijnë se ajo ka qenë një person I mrekullueshëm që është shfaqur në jetën time. Prania e saj më bën të ndihem akoma dhe më e sigurtë ."