Gwyneth Paltrow dëshironte të vazhdonte të gënjente publikun për "Martesën Perfekte"
Fundin e muajit të kaluar mësuam se aktorja e njohur Gwyneth Paltrow, dhe bashkëshorti I saj prej 10 vitesh Chris Martin I kishin dhënë fund martesës së tyre. U tha gjithashtu se prej nje kohe te gjatë ata kishin jetuar të ndarë nga njëri tjetri, por aktorja me famë botërore ka qenë ajo që e ka ideuar. Gwyneth , nuk ka dashur që të gjithë të mësojnë fundin e martesës së saj, pasi kerkonte që përpara publikut, të vazhdonte të ishte një femër me një karrierë dhe familje perfekte. Por ka qenë pikërisht anëtari I grupit 'Coldplay' ai që I ka dhene fund kesaj.Një burim shumë pranë ciftit u shpreh :"Gwyneth dëshironte që të vazhdonin të shtireshin përpara të gjitheve, dhe publiku të mendonte se martesa e tyre ishte perfekte, por Chris nuk ka qenë dakord me këtë gjë. Atij ju duk e gabuar dhe ka qenë pikërisht ideja e Chris për të bërë publik lajmin e ndarjes."Ky rrefim është bërë akoma dhe më I besueshëm kur aktorja postoi një fotografi ditën e martë ku shfaqej së bashku me djalin e saj . U vu re se ajo ende e mbante unazën e martesës edhe përse kjo e fundit ka përfunduar kohë më parë. Cifti janë prindërit e një vajze të quajtur Apple 9 vjec dhe e djalit Moses 8. Përsa I përketë atyre , kanë thënë se do të vazhdojnë që të respektojnë njëri tjetrin, dhe të kenë marrëdhenie të mira, për të mos rënduar gjendjen emocionale të fëmijëve.