Ed Sheeran zbardh të vërtetën për këngën "Don't"
Këngëtari I njohur Britanik Ed Sheeran, datën 23 qershor do të hedh në treg albumin e tij të ri I cili mban një sërë këngësh që pritet të kthehen në hite, sic ndodh zakonisht, por njëra prej tyre është ajo që ka bërë përshtypje. Bëhet fjalë për këngën e quajtur Don`t, tekstin e të cilës e ka shkruar vetë ai. Menjëherë u përhapën fjalë se ai ja ka dedikuar një ish të dashure që ka patur dhe thuhet se ajo është Ellie Goulding. Kjo e fundit nuk I është treguar besnike atij dhe e ka tradhëtuar me njërin nga miqtë. Sigurisht që kjo histori e ka prekur shumë Ed Sheeran, I cili ka përshkruar me detaje gjithcka që ka ndjerë.
'Gjithcka në këngën Don't është 100 % e vërtetë. Mund të kisha përdorur dhe fjalë të turpshme por nuk e kam bërë. Ajo femër ka qenë më shumë se nje e përdalë, por nuk e kam përmendur këtë fakt.'U shpreh kengëtari. 23 vjecari dhe Ellie Goulding mendohej se kishin nisur një lidhje gjatë verës së kaluar kur performuan së bashku në V Festival. Më pas u tha se Ellie kishte ndarë një puthje me Niall Horan anëtarin e grupit 'One Direction', gjë të cilën ajo e ka mohuar.
Ed Sheeran, nuk ka dashur që te përmend asnjë emër , por tha:"Përpara se një femër të krijojë një lidhje me një tekstshkruajtës duhet ta mendojë mirë. Këngët në vijim do të bëjnë fjalë për të. Në qoftë se ajo do të ketë bërë gjëra të bukura atëherë edhe këngët do të jenë të bukura, në qoftë se jo teksti nuk do të flasë mirë për të." Në bazë të këngës ish e dashura e Ed Sheeran e ka tradhëtuar këngëtarin në të njëjtin hotel ku ata po qëndronin, dhe vetëm disa kate më poshtë ajo ka kryer marrëdhënie me mikun e tij.