Selena Gomez kërkon një menaxher profesionist për të zëvëndësuar prinderit !

Këngëtarja e njohur Selena Gomez, mësohet se muajin e kaluar ka marrë një vendim shumë të vështirë, jo vetëm per të por edhe për familjen e saj.Që nga viti 2004-të, kur ajo nisi dhe karrieren si një aktore, menaxhere ka qenë nëna Mendy Teefy dhe më pas njerku i Selenës, Brian.Por për shkak të shumë mosmarrëveshjeve që kanë patur, ajo e ka parë të përshtatshme që të mos kenë një rol të tillë në karrierën e saj.Tashmë ajo ka nisur që të kërkojë një menaxher profesionist për të zëvendësuar prindërit.Arsyeja përse krijuesja e hitit "Slow Down" mori një vendim te tillë ishin problemet që u krijuan në momentin që u lidh sërish me Justin Bieber.Ata kanë patur kontradita të shumta me 21 vjeçaren pasi nuk ishin dakord të përsëritej e njëjta histori. Por vendosmëria e Selenës ka qenë ajo që i ka lënduar shumë ata të dy.Sipas redaksisë së njohur të lajmeve TMZ, Selena shpesh i kujton prindërve se është një vajzë e rritur, dhe ajo fiton para për të mbajtur të gjithë ata , kështu që vendimet i përkasin vetëm asaj.Kjo mund të jetë dhe një nga arsyjet përse kohët e fundit nëna e këngëtares nuk ka dashur që të japë asnjë intervistë. Përsa i përket aktrimit, thuhet se Selena nuk ka në plan që të shfaqet në ndonjë film.